
Emigrantja nga Gjermania e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka treguar ka folur për historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin me të cilin kanë 11 vjet së bashku duke u ndalur dhe te dhurata e veçantë që i ka bërë.
Dona tregon ai i bënë shpesh dhurata, por kjo e fundit është më e veçanta të cilën as vetë nuk e kishte men duar, pasi bëhet fjalë për një makinë Mercedes G clas A66 vlera e të cilës i kalon 100 mijë euro.

Rëndësi ka gjesti sepse makina është një material. Për mua ka rëndësi mendimi i tij se sa vetë dhurata që është një makinë mercedes G clas A66. Unë e kam pasur qejf këtë makinë që në 2019 dhe më ka pëlqyer dhe ja kam përmendur por e dija që është shumë e shtrenjtë.
Makinën e kemi marrë në Këln, nuk e di saktësisht vlerën e saj por shkon diku te 140 mijë euro. Komentet i kam pritur që në momentin që e kam postuar videon e dhuratës, por ne e dimë vetë se si i kemi punët kështu që nuk është se i kam kushtuar rëndësi atyre negative.
Unë kam studiuar për mjekësi, ndërsa bashkëshorti ka një firmë ndërtimi bashkë me vëllain e vetë këtu në Gjermani.
Me bashkëshortin tim Egzonin jemi njohur në një spektakël të diasporës në 2013 ku unë merrja pjesë dhe motrën e tij e kisha shoqe. Ka qenë ajo që na ka prezantuar dhe më pas jemi takuar disa herë deri sa u fejuam, martuam dhe tani jemi prindër të dy fëmijëve.



