I ndaluar nga rrjetet sociale, Trump rikthehet me një platformë të re

I ndaluar nga rrjetet sociale, Trump rikthehet me një platformë të re

Platforma e mediave sociale e Donald Trump, ‘Truth Social’, është lançuar, në një formë të kufizuar, në Apple App Store në SHBA.

Aplikacioni kishte ngjashmëri me Twitter-in, vunë në dukje komentuesit. Trump u ndalua nga Twitter, Facebook dhe YouTube vitin e kaluar.

Disa përdorues të hershëm kishin vështirësi në regjistrimin e llogarive. Drejtuesi i projektit dhe ish-kongresmeni Devin Nunes tha se pritej të ishte plotësisht funksional deri në fund të marsit.

Disa prej atyre që përpiqeshin të regjistroheshin u ishte thënë: "Për shkak të kërkesës masive, ne ju kemi vendosur në listën tonë të pritjes," raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Krijuar nga Trump Media & Technology Group (TMTG), Truth Social më parë ishte vënë në dispozicion të rreth 500 testuesve beta.

Truth Social ka pasur tashmë një përditësim për "ndreqjet e gabimeve", sipas App Store, dhe tani është në versionin 1.0.1.

Twitter e ndaloi ish-presidentin pas trazirave të Kongresit të SHBA të 6 janarit 2021, duke thënë se ai kishte thyer rregullat e tij për dhunë.

Në uebsajtin e tij, Truth Social e përshkruan veten si një "platformë e mediave sociale që inkurajon një bisedë të hapur, të lirë dhe të ndershme globale pa diskriminuar ideologjinë politike".

Trump dëshiron që Truth Social të mbrojë "fjalën e lirë" dhe të shmangë "censurën" e faqeve si Twitter dhe Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy