“Xhadat” ndjekin problemin e familjes Rriska, ende pa zgjidhje për strehimin

“Xhadat” ndjekin problemin e familjes Rriska, ende pa zgjidhje për strehimin

Në fshatin Vithkuq të Korçës, një nënë dhe djali i saj jetojnë prej vitesh në kushte skandaloze, mes varfërisë ekstreme dhe mungesës së ndërhyrjes institucionale. Gjendja e familjes Rriska u denoncua në emisionin “Xhadat” nga kryeplaku i fshatit, Sotiraq Shore, i cili shprehet se familjarët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk janë në gjendje të ndjekin vetë procedurat për të siguruar një banesë të denjë. 

Sipas kryeplakut, në fund të vitit 2025 janë kryer verifikime nga përfaqësues të institucioneve për mundësinë e ndërtimit të një shtëpie, por deri më sot asgjë konkrete nuk është realizuar. Ai tregon se ka dërguar shkresa si në Bashkinë e Korçës, ashtu edhe në Prefekturë, ndërsa përgjigjja e kthyer nga bashkia ka qenë se familjarët nuk kanë pranuar ndërtimin e banesës. Një argument që, sipas tij, bie poshtë përballë gjendjes mendore dhe sociale të nënë e birit. Pamjet që sjell emisioni “Xhadat” nga banesa e familjes Rriska tregojnë një realitet tronditës. Shtëpia është thuajse e pabanueshme. 

Çatia dhe dyshemeja janë drejt shembjes, ndërsa kushtet në të cilat jetojnë rrezikojnë seriozisht jetën e tyre. Në banesë mungojnë kushtet minimale për jetesë, ndërsa varfëria e thellë e ka kthyer këtë familje në një nga rastet më të rënda sociale të zonës. Shqetësimi nuk kufizohet vetëm tek familja Rriska. Fqinjët e tyre, Vasil dhe Lefterie Rriska, tregojnë se situata është bërë e rrezikshme edhe për banorët përreth. 

Sipas tyre, familjarët ndezin zjarr brenda banesës për t’u ngrohur, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të fqinjëve. Ata deklarojnë se nuk është hera e parë që ndërhyjnë për të fikur flakët dhe për të shmangur një tragjedi. Përballë kësaj situate, “Xhadat” iu drejtuan Qendrës Administrative të Vithkuqit, ku kryetari Ilia Prifti pranoi gjendjen e rëndë të familjes. 

Ai u shpreh se ka bërë të gjitha njoftimet dhe procedurat që i takojnë institucionit të tij, por sipas tij mungon ndërhyrja konkrete nga Bashkia e Korçës dhe institucionet përgjegjëse. Në përpjekje për të marrë një përgjigje zyrtare, stafi I emisionit “Xhadat”  iu drejtua Bashkisë së Korçës, ku pas disa orësh pritjeje dhe sorollatjesh administrative, përballë kamerës pranoi të fliste titullari i zyrës së Urbanistikës, Ndriçim Hoxha. Ai deklaroi se procedurat duhet të ndiqen nëpërmjet platformës E-Albania dhe se pa aplikim nuk mund të ketë ndërhyrje. Kur u vu në dukje fakti se familjarët janë të paaftë mendërisht dhe jetojnë në rrezik për jetën, ai u shpreh se nuk mban përgjegjësi personale për gjendjen e tyre, duke përsëritur se procedurat administrative janë të detyrueshme. “

Xhadat” u rikthyen sërisht pranë familjes, pas disa kohesh ku asgjë nuk ishte bërë për to. Ekipi I “Xhadave” tentuan të komunikonikonin edhe me kryetarin e Bashkisë Korçë. Fillimisht telefonatat mbetën pa përgjigje, ndërsa pas dërgimit të një mesazhi ai kontaktoi stafin e emisionit. Kryebashkiaku premtoi se bashkia do të interesohej për ndjekjen e procedurave të certifikatës së pronësisë, duke theksuar se pa këtë dokument nuk mund të ndërmerret asnjë veprim për rindërtimin e banesës. 

Njëkohësisht, ai kërkoi edhe ndihmën e emisionit “Xhadat” për gjetjen e një banese me qera ku familja të strehohej përkohësisht deri në përfundimin e procedurave. Por, edhe pas përpjekjeve të vazhdueshme nga ekipi I “Xhadave”, asnjë banesë nuk u sigurua për strehimin e tyre. Ndërsa u lajmërua serish kryebashkiaku që institucionet të vijojnë të ndjekin procedurat dhe gjetjen e një banese me qira për familjen Rriska.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy