
Analisti Denis Dyrnjaja për aktivitetin mbi performancën e institucioneve të drejtësisë, deklaroi se prania e ambasadorit të Bashkimit Europian ishte një qëndrim i qëllimshëm, për SPAK për të thënë se janë në krahë të Prokurorisë së Posaçme edhe pa SHBA.
Nga studio e MCN Live, ai tha se Bashkimi Europian ka vendosur të jetë i prerë, i qartë dhe konkret në vijim të mbështetjes për institucionet e reja të drejtësisë.
Dyrnjaja kërkoi që SPAK të hetojë pastrimin e parave dhe korrupsionin që buron prej tij.
Dyrnjaja shtoi se ndërsa në një tryezë flitej për drejtësinë se çfarë ka prodhuar drejtësia e re, nga krahu tjetër Kryeministri fliste në grupin parlamentar marrë shkas nga 24 masat në Universitetin Bujqësor për çështjet e sjelljes së drejtësisë në raport me represionin.
Ndërkohë që zoti Dumani tha se ne nuk jemi një institucion represioni. Kur Ramës i flasin për çështjen e krimit, thotë mos u merrni me fjalë por me statistika.
Nuk është gjithçka statistikë si në ekonomi, si në konceptin social të gjësë. Edhe Dumani sot foli me statistika, duke thënë se masat represive të paraburgimit të njerëzve janë në raport të njëjtë me atë që kërkon ligji.
Në raste specifike tha ne jemi treguar të kujdesshëm. Dua të inkurajoj punën e drejtësisë.
Sot u ndjeva mirë që Bashkimi Europian do jetë aty për ta mbështetur drejtësinë, pavarësisht se buxhetet i jep qeveria shqiptare.
Misioni i drejtësisë nuk mund të mbesë vetëm te disa çështje që janë nën hetim, ne kemi nevojë për rezultate konkrete.
Rama tha se duhet të hetohet korrupsioni në mënyrë të drejtë, e tha se korrupsioni duhet provuar. Për sa kohë nuk provohet është ok.
Që të provosh korrupsionin është e vështirë. Rama nuk foli sot për hetimin pasuror, se pasuritë të çojnë te korrupsioni që është kryer.
Ne duhet t’i themi prokurorisë, përveç lavdeve për tronditjen që i ka dhënë sistemit, korrupsionit.
Pastrimi i parave është një problem ende i paprekur ku prokuroria ka një detyrim shumë të madh.
Se drejtoria e pastrimit të parave thuajse ka mbyllur sytë. A po themi ne se janë 50 mijë apartamente bosh, se janë kulla që ngrihen.
Kompanitë që i ndërtojnë, regjistrohen në QKB me 100 mijë lekë, ka dy mënyra për ndërtimin ose merr kredi, ose futet në lojë pastrimi i parave.
Në gjithë këto geto gjigante të ndërtimeve luksoze me 4-5 mijë euro metri katrorë, asgjë nuk është e pistë këtu?
Ne kemi sot përveç njerëzve të ndershëm që marrin kredi dhe blejnë apartament, këtu kemi paranë që intereferon nga bota e errët e krimit dhe interferon në pallate dhe kulla.
Këto kulla kanë miratimin e qeverisë, kryeministri firmos në KKT.
Këtu ka gjëra plot për të hetuar dhe përveç pastrimit të parave duhet të futet dhe prokuroria, se është një territor ku ka nevojë të futet prokuroria me themel se gjen pafund para për tu futur më tej në buxhetin e shtetit, aty gjen korrupsionin, krimin e organizuar, grupet e strukturuara kriminale po ti kërkosh.
Unë e mbështes prokurorinë dhe organet e reja të drejtësisë, por rezultatet për sa kam unë pritshmëri janë shumë larg. Jemi shumë larg asaj që populli kërkon.
Në kulla është dikush i cili po ti marrësh historikun nuk referon me kullën dhe mundësinë për ta bërë.
Aty ke para krimi, prostitucioni, vrasjesh me pagesë, të gjitha këto duhet t’i zbardhë prokuroria se janë shumë të thjeshta, janë aty.
Ky është moment historik për Dumanin dhe kolegët e tij. Paratë informale zbulojnë korrupsionin dhe grupet kriminale.
Ende nuk kemi kapur thembrën e Akilit, thembra e Akilit janë pasuritë kriminale.
Ç’më duhet mua që një person është në burg, kur pasuritë e tij janë aty. Kemi 50 kulla në Tiranë, këto 50 kulla kush i ka blerë?
Ku paguhen këta që blejnë me 4-5 mijë euro metri? Publiku po pret që të goditet ajo që është më e rëndësishme për interesat jo vetëm të prokurorisë që të çojë në vend dinjitetin e saj, por i shërben buxhetit të shtetit.
Sistemi i drejtësisë duhet të shkojë në një shkallë tjetër, duhet të ngjisë me shpejtësi shkallët e ngjitjes dhe veprimit.
Ne na duhet ligj, ndjekje parash, sekuestrim, konfiskim, nëpërmjet ligjit dhe provës.
Rama foli sot për represionin e diktaturës dhe të krahasosh sot SPAK që ka marrë certifikime ndërkombëtar dhe merr mbështetjen e përditshme të Ramës, ta krahasosh me strukturat e sigurimit të diktaturës, mua më duket e tepërt.
Njerëz që të brejnë nga poshtë themelet ke plotë, pse duhet të marrësh kostot për ta, ose je si ata, ose je budalla.
Fillo vepro politikisht, mos e mbro një gjë që është e pambrojtshme. Pronat shtetërore janë jetime dhe u jepen ujqërve, nga Korporata Shqiptare e Investimeve.
Miratohet projekti dhe hidhen paratë e pista. Kemi dhe banka që infiltrohen para të pista, për t’i futur në qarkullim si para të pista.
Këtu provohet fuqia e SPAK. Rikthimi i sistemit në kolona reale dhe të vërteta.
Godit në zemër problemin, ndiq paratë, kullat dhe investimet se kush i bën dhe pastaj ke mbështetjen e garantuar.



