Nga sheshi “Europa” deri në Tushemisht/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Pogradec  (VIDEO)

Nga sheshi “Europa” deri në Tushemisht/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Pogradec (VIDEO)

Reporterja Elsa Xhindole në një raportim për MCN Live bën me dije se një aksion ka nisur në Pogradec për lirimin e hapësirave publike, duke nisur nga sheshi “Europa”, shëtitorja “Rilindja” dhe do të vijojë deri në fshatin turistik të Tushemishtit. 

Gazetarja bën me dije se bizneset ishin njoftuar më herët për të liruar zonat publike të zaptuara, por s’i janë bindur urdhrit. 

“Janë marrë masa edhe sa i përket vendeve të parkimit. Aksioni ka nisur nga sheshi ‘Europa’ dhe do vazhdojë deri në fshatin turistik Tushemisht. Theksohet se subjektet ishin njoftuar për të liruar zonat që kishin zënë, por ata s’ia janë bindur urdhrit. Inspektoriati ka qenë në terren, bashkë me Policinë e Pogradecit. Edhe nesër do vazhdojë heqja e çadrave, tavolinave, dhe ata që do ta përsërisin këtë veprim, do të gjobiten dhe do t’u sekuestrohen çadrat, kjo përgjatë shëtitores ‘Rilindja’”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy