Samiti nesër me video-konferencë/ Mes pandemisë, BE kërkon të sigurojë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen europiane

Samiti nesër me video-konferencë/ Mes pandemisë, BE kërkon të sigurojë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen europiane

Drejtuesit e BE-së do të përpiqen të sigurojnë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen e tyre europiane dhe t’u tregojnë atyre që nuk i kanë harruar gjatë krizës së koronavirusit të ri.

Ky samit virtual i Bashkimit Europian me përfaqësuesit e gjashtë vendeve ballkanike ishte parashikuar fillimisht në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Bashkimi Evropian do të ritheksojë përkushtimin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të mirëpres përkushtimin e këtyre vendeve për këtë perspektivë si një zgjidhje e tyre strategjike. Kjo porosi do të jetë pjesë e Deklaratës së Zagrebit, një deklarate të përbashkët të cilën do ta miratojnë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe ata të rajonit në një video-konferencë të mërkurën më 6 maj.

Virusi që ka shkaktuar më shumë se 250 000 të vdekur në mbarë planetin dhe ka prekur shumë rëndë Europën, ndodhet në axhendën e një samiti, i cili fillimisht do të përqendrohet në aspiratat e gjashtë vendeve ballkanike për anëtarësimin në BE.

Me më pak se 500 të vdekur, 18 milionë banorët e Ballkanit Perëndimor e kanë shmangur për momentin një skenar eksploziv italian.

Por, drejtuesit europianë kërkojnë të sigurojnë mbështetjen e tyre për këtë rajon të Europës, ku emigrojnë në masë profesionistët mjekësorë, në një moment kur pandemia ka goditur ekonominë e bllokut dhe ka forcuar kufijtë.

Brukseli njoftoi një ndihmë prej më shumë se 3,3 milliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të luftuar kundër COVID-19 dhe për të rimëkëmbur ekonomitë.

Që prej fillimit të pandemisë, europianët janë angazhuar për të konfirmuar ndihmën e vazhdueshme të injektuar që prej 20 vitesh në Ballkanin Perëndimor dhe ndihmat specifike të destinuara për luftën kundër koronavirusit.

“Kjo ndihmë konfirmon solidaritetin e fortë të Brukselit. Ne kemi përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor sepse e ardhmja e tyre është qartësisht në BE”, theksoi në një komunikatë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

 “Samiti do të tregojë angazhimin e BE-së për perspektivat europiane të Ballkanit Perëndimor. Kandidatët do të kujtohen gjithashtu për reformat që do të duhet të zbatojnë”, deklaroi një burim diplomatik në Bruksel.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bashkojë krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së, udhëheqës nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-së së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy