I lë të afërmit çelësat e shtëpisë, ai ia bën magazinë droge

I lë të afërmit çelësat e shtëpisë, ai ia bën magazinë droge

Një 59-vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës, pasi në banesën ku jetonte u gjet një sasi prej 90 kilogramë kanabis sativa. Hajri Dervishi jetonte në shtëpinë e një të afërmi, i cili ia kishte lënë shtëpinë për t’u kujdesur për të, pasi vetë jetonte në Greqi.

Njoftimi i policisë

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte  lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij. Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.”

U bë ndalimi i shtetasit (presoni që mirëmbante shtëpinë) :

Hajri Dervishi, 59 vjeç,  banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

H.X. (pronari i shtëpisë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy