"The Ellen DeGeneres Show", premiera pas akuzave, më e ndjekura që prej 2016-s

"The Ellen DeGeneres Show", premiera pas akuzave, më e ndjekura që prej 2016-s

Pas një vere të mbushur me akuza "The Ellen DeGeneres Show" u kthye në sezonin e 18-të të hënën.

Lajmi tashmë nuk është rikthimi dhe fakti që ajo u kërkoi ndjesë publike të gjithë personave që ishin lënduar prej asaj vetë ose stafit, por fakti që kjo premierë rezultoi më e ndjekura dhe më fitiprurësja që nga premiera e sezonit të vitit 2016.

Shprehja “edhe antireklamë është reklamë e mirë” merr kuptim në rastin e Ellen, ku pas shumë akuzave arrin sërish të ketë shikueshmëri maksimale.

Nuk dihet nëse shikueshmëria ishte një shikues besnik, apo thjeshtë njerëz kurioz në maksimum për të ndjekur emisionin pas akuzave të shumta.

“Siç mund ta keni dëgjuar këtë verë, kishte shfaqje akuzash për një mjedis toksik pune në shfaqjen tonë dhe më pas kishte një hetim. Mësova se këtu ndodhën gjëra që nuk duhej të kishin ndodhur kurrë ”, tha DeGeneres. "Unë e kuptoj atë shumë seriozisht dhe dua të them se më vjen keq për njerëzit që u prekën."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy