Dy familje në konflikt për pronën: Ne po vritemi, prokuroria mbyll hetimet (VIDEO)

Dy familje në konflikt për pronën: Ne po vritemi, prokuroria mbyll hetimet (VIDEO)

Në fshatin Shënavlash të Elbasanit dy familje prej dekadash janë në mosmarrëveshje të hapur për pronësinë e një toke.

Konfliktet kanë degraduar shpesh herë në dhunë verbale e fizike dhe më pas në polici.

Familja denoncuese e Shpend dhe Bexhet Debrovës e posedojnë këtë tokë me ligjin 7501 prej shumë vitesh dhe paguajnë taksat e kësaj toke rregullisht.

Ata gjithashtu disponojnë një vendim gjykate që i njeh si pronarë.

Familja tjetër që e pretendon këtë tokë është ajo e Ferit dhe Ylli Debrovës të cilët e pretendojnë si tokë të trashëguar nga gjyshi dhe e kanë dërguar këtë çështje deri në SPAK.

“Xhadat” janë rikthyer sërish aty dhe pas dy vjetësh konflikti nuk ka marrë zgjidhje.

Kallëzimi i fundit i bërë nga familja e Shpendi Debrovës ka të bëjë me dëmin që këta të fundit pretendojnë se i ka shkaktuar familja tjetër, duke i shkulur të gjitha rrënjët e ullirit që ata kishin mbjellë te toka.

Ata i kanë kallëzuar penalisht te policia e Elbasanit dhe kjo e fundit e ka dërguar çështjen në prokurori.

Emisioni “Xhadat” në MCN TV bashkë me denoncuesin ju drejtuan Prokurorisë së Rrethit Elbasan për të mësuar se çfarë po ndodhte me rastin për të cilin nuk kishin asnjë njoftim nga prokuroria.

Denoncuesit u shprehën se këto janë sorrollatjet që ata kanë patur ndër vite nga institucionet shtetërore kur kanë kërkuar zgjidhje për problemin e tyre dhe asnjëherë një zgjidhje.

Ata denoncuan faktin se Prokuroria e Elbasanit e kishte mbyllur njëherë hetimin për këtë çështje me arsyeiumin tejkalim afatesh. Këtë herë ata i kërkuan prokurorisë të vlerësoj në kohë kallëzimin e tyre dhe kryej hetime e vendos para përgjegjësisë autorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy