
Presidenti amerikan Joe Biden mbështet kryeministrin holandez Mark Rutte që të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.
Lajmi raportohet nga Politico, duke cituar burime të administratës amerikane.
"Ka të ngjarë që mbështetja e Biden do të shtyjë më shumë aleatë t'i bashkohen emërimit të Rutte, pas muajsh mosmarrëveshjesh midis tij dhe disa liderëve të tjerë evropianë për këtë pozicion”, shkruan Politico.



