Liberalizimi i vizave për Kosovën, zëvendëspresidenti i PE: Mos u ngutni në premtimet për afate

Liberalizimi i vizave për Kosovën, zëvendëspresidenti i PE: Mos u ngutni në premtimet për afate

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, këshillon që të mos bëhen premtime për afatin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjatë një vizite në Prishtinë, ai u shpreh se  për momentin çështja e liberalizimit të vizave ndodhet në duart e Komisionit dhe Këshillit Evropian.

“Por unë mund të këshilloj këdo në Evropë dhe në Kosovë që të mos bëjnë premtime, që të mos krijojnë pritje për çështje të caktuara që do të ndodhin në një kohë të caktuar, nuk kemi parë ndonjë letër me të cilën Parlamenti Evropian voton, të ketë ardhur në parlament”, citohet ai nga VOA.

Ditët e fundit, zyrtarë të lartë të Kosovës janë shprehur optimist për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti, pasi sipas tyre, kushtet janë përmbushur.

Përpos demarkacionit, i cili u votua pak javë më parë nga Parlamenti i Kosovës, kushte të tjera për përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian, janë lufta efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Javën e kaluar, në Kosovë mbërriti një ekip faktmbledhës i Bashkimit Evropian, për të të vlerësuar punën e institucioneve në këto dy aspekte.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy