Balluku del nga SPAK pa folur, i komunikohen akuza të reja dhe zgjatja e hetimeve

Balluku del nga SPAK pa folur, i komunikohen akuza të reja dhe zgjatja e hetimeve

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 20 minutash qëndrimi, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

 

Më herët gjatë ditës, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit fillimisht avokati i saj, Ardian Kalia, ndërsa më pas edhe vetë Balluku.

 

Burime bëjnë me dije se Balluku tashmë është marrë zyrtarisht nën akuzë edhe për gjashtë lote të tjera të këtij projekti. Më herët, ajo ishte marrë e pandehur për lotin 4 të Unazës së Madhe, si edhe për procedurat e tenderit të Tunelit të Llogarasë.

 

Lidhur me këtë të fundit, një ditë më parë SPAK u komunikoi zgjatjen e hetimeve me tre muaj dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. E njëjta gjë mësohet se i është komunikuar dhe vetë Ballukut.

 

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, në lidhje me dy tenderë me vlerë mbi 1 milion euro, të zhvilluar në periudhën kur Balluku drejtonte "Albcontrol".

 

Sipas SPAK, tenderët janë dhënë në kundërshtim me ligjin në favor të një kompanie ndërtimi, ndërsa dyshohet se Balluku ka përfituar si ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro. Prona është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy