
Një tërmet 4.5 i shkallës rihter është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Mal të Zi.
Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ishte në Opstina Danilovgrad dhe thellësia e tij ishte 5 km.
Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjer edhe në veri të Shqipërisë.
Ndërkohë deri më tani nuk është raportuar ende për dëme materiale apo lëndime në njerëz.



