Basha në Holandë: Rama do të përdorë në zgjedhje kriminelët

Basha në Holandë: Rama do të përdorë në zgjedhje kriminelët

I pranishëm në Samitin e PPE që u mbajt në Maastricht, Holandë, kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi mbështetje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ai ka shprehur shqetësimin se të ardhurat e drogës do të përdorën, siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 2015 dhe në ato të Dibrës, për të blerë vota.

Sipas tij, prova për këtë nuk janë vetëm artikujt e njëpasnjëshëm në mediat botërore, provë për këtë është shqetësimi i jashtëzakonshëm që zuri ky problem në Samitin e Partive Popullore Europiane. “Problemi i drogës, i krimit dhe i lidhjes së këtyre problemeve me politikën janë tashmë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Europian. Zgjidhja e këtij problemi kërkon vullnet politik prandaj kërkojmë mbështetjen për të organizuar, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka deklaruar kreu i opozitës.

Basha ka shtuar se moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit lidhet me projektin e Edi Ramës për t’i përdorur kriminelët dhe trafikantët për të deformuar vullnetin e votuesve në zgjedhjet e ardhshme theksoi kryetari i opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy