21 janari/ Zhabina: SPAK po heton edhe mënyrën si u organizua protesta (VIDEO)

21 janari/ Zhabina: SPAK po heton edhe mënyrën si u organizua protesta (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se SPAK është duke hetuar edhe mënyrën si u organizua protesta e 21 janarit të vitit 2011.

Sipas Zhabinës, SPAK po i zhvillon hetimet për 2 vrasjet që ende nuk e kanë një autor.

Tahiri në 2015 ka bërë kallëzim në Prokurori në atë kohë ku kallëzuar thuajse të gjithë drejtuesit e opozitës në atë kohë. Bëhet fjalë për 2015 kur Basha ka qenë drejtues i PD-së dhe në 2011 ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme. Ka kallëzuar zyrtarë të tjerë, kryesisht zinxhirin drejtues të Ministrisë së Brendshme në atë kohë dhe Gardës së Republikës.

Tahiri tha se ka qenë si protestues, por kam përshtypjen se SPAK është duke hetuar edhe mënyrën si u organizua ajo protestë në atë kohë, nëse kishim të bënim me një protestë të dhunshme dhe protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë pasi duhet parë në atë kohë protesta ishte e dhunshme dhe policia doli nga roli i saj për të garantuar perimetrin e sigurisë në Kryeministri në atë kohë dhe më pas ndërhyri Garda që në bazë të ligjit të saj funksionon në këtë mënyrë.

Zhvillimet e kohëve të fundit janë audiopërgjimi ku pretendohet që dëgjohet zëri i komandantit që jep urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve. SPAK po verifikon dëshmi prova të tjera dokumente që duhen rimarrë edhe një herë nga një sërë institucionesh. Duke qenë se ka kaluara shumë kohë nga kjo ngjarja nuk e di në çfarë gjendje mund të jetë këto prova.

Baza e hetimit të SPAK është hetimi i bërë nga Prokuroria e Tiranës kohë më parë ku në bazë të atij hetimi u dënuan 3 persona për dy vrasje. Edhe sot 2 prej vrasjeve të 21 janarit nuk kanë autor, për këtë arsye SPAK po i zhvillon këto hetime. Për vrasjet që ka dënime nuk e di cila do të jetë proceduara ligjore që do i hapë, është pak e vështirë pasi Kodi Penal është i qartë në këtë pjesë. Mund të ketë hapje të hetimit nëse ka prova për të lehtësuar personat që janë dënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy