Neza: Konflikti Rama-Veliaj tashmë publik. Ka hamendje që kryebashkiaku është i gatshëm të dëshmojë më gjerë  (VIDEO)

Neza: Konflikti Rama-Veliaj tashmë publik. Ka hamendje që kryebashkiaku është i gatshëm të dëshmojë më gjerë  (VIDEO)

Analisti Sami Neza duke folur në MCN Live tha se tashmë është e qartë që kemi një konflikt publik mes Ramës dhe Veliajt. Sipas tij Rama kërkon të menaxhojë bashkinë, për t’ia hequr nga duart Veliajt. Analisti vë në dukje se Rama shkon atje për të vijuar interesat e tij që lidhen me biznese të mëdha që zhvillohen në Tiranë, sidomos me bizneset e ndërtimit. Neza thotë që Rama s’ka tagër për të kryer emërime, dhe ka kryer shkelje për të cilat mund të merrej i pandehur kryesisht nga prokurorët e SPAK. 

Ka një hamendje dhe një ‘gossip’ sikur z.Veliaj është i gatshëm për të dëshmuar më gjerë në lidhje me problematikat të cilat janë të përfshira në dosjet e bashkisë, por ka një hezitim, ose mungesë gatishmërie nga prokurororët që t’i krijojnë kushtet Veliajt në mënyrë që ai të dëshmojë në kushte të përshtatshme. 

Konflikti duket qartë tashmë, është publik, s’është thjesht një pamundësi për drejtimin e bashkisë nga Veliaj nga qelia. Rama kërkon të menaxhojë bashkinë, për t’ia hequr nga duart Veliajt. Ka një konflikt midis tyre, ka një gap në marrëdhëniet mes bashkisë dhe qeverisë, dhe ajo që të krijon mëdyshje të mëdha, është cila është arsyeja pse z.Rama është kaq këmbëngulës në marrjen e Bashkisë Tiranë?

Unë e kuptoj që një prej arsyeve mund të jetë elektorale, por s’është i vetmi argument, pasi mund t’i aktivizojë në fushatë strukturat e bashkisë edhe në mënyra të tjera, pa marrë lidershipin e bashkisë. Një pjesë e mirë e drejtorëve s’janë aty si ekspertë të çështjes, por janë mbështetës të PS, janë prodhuar nga PS si drejtues lokal. 

Duket qartë që Rama shkon atje për të siguruar, ose për të vijuar interesat e tij që lidhen me biznese të mëdha që zhvillohen në Tiranë, sidomos me bizneset e ndërtimit. Edi Rama s’ka asnjë tager ligjor për të shkuar te Bashkia e Tiranës dhe të kryejë këto veprime që ende s’janë të konfirmuara zyrtarisht. Rama ka vetëm një kompetencë ndaj Veliajt, ta shkarkojë atë.

Nuk e bën sepse s’i intereson që Bashkia e Tiranës të futet në zgjedhje lokale, ndërkohë që jemi në zgjedhje parlamentare. Emërimet e z.Rama janë ‘fake’, janë jashtë ligjit. Ne në Shqipëri s’kemi shtet, sepse që në takimin e z.Rama na shesh, duhet të kishin reflektuar instancat ligjore të Shqipërisë. Secili prej prokurorëve mund të niste një hetim kryesisht, ku çdo gjykatë ta cilësojë shkelje administrative. Rama mund të merret kryesisht si i pandehur në Shqipëri”.

Sipas Nezës, PD apo partitë e tjera të opozitës nuk do presin ndonjë produkt esencial nga përçarja Rama-Veliaj.

"Unë s’e kam parë asnjëherë Veliajn si aset elektoral, për shkak të mbështetëse, por për shkak të mekanizmit, të punësuarve në Bashkinë e Tiranës, që në pjesën më të madhe s’janë përzgjedhje e tij, por e PS. Nuk besoj se PD apo partitë e tjera të opozitës do presin ndonjë produkt esencial nga kjo përçarje. Mekanizmi është dobësuar që me arrestimin e ‘5D’, por mekanizmi funksionon. Mund ta përktheni në pak entuziazëm, por PD s’duhet të ulë ritmin e punës. Strukturat janë të angazhuara në fushatë, është apo s’është Veliaj".


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy