Shiste kokainë në lokalet e natës, në pranga 31-vjeçari

Shiste kokainë në lokalet e natës, në pranga 31-vjeçari

Një 31-vjeçar që shiste doza kokaine në lokalet e natës është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga Policia e Durrësit.

“Blutë” bëjnë me dije se kanë sekuestruar dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.

“Durrës/Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër shitjes në doza, të drogave të forta. Shiste doza kokaine, në lokalet e natës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 31 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy