SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.

Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që ai u vu në pranga gjatë operacionit të koduar  “Shpirti”, ku u arrestuan dhjetëra persona, mes tyre zyrtarë të lartë.

Ndërkaq në Francë u arrestua edhe ish-truproja tjetër i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Deda.

Marku dhe Deda akuzohen se kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy