Agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK-ut, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë farmaceutike “Evita”.
Kontrollet në kompaninë e biznesmenit Klodian Allajbeu janë kryer me urdhër të prokurores Dorina Bejko.
Agjentët e BKH po ushtrojnë kontroll në ambientet e një tjetër kompanie si dhe në një banesë në zonën e Selitës.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me aksionin. Paraprakisht dyshohet se kontrollet lidhen me hetimet për koncesionet në shëndetësi.



