Një djalë i ri vetëm 15 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një zonë e thepisur në Mat.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, ku G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



