
Vasil Sterjovski, lider i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Evropian, ka marrë një vendim të papritur duke u larguar nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe ka arritur një marrëveshje me Partinë Socialiste për të kandiduar në listën e hapur të Qarkut të Korçës.
Sterjovski, në një intervistë për “MCN Informacion”, ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se nuk mori mundësinë për të kandiduar në Qarkun e Korçës, ashtu si dhe në qarqe të tjera, çka ndikoi në largimin e tij nga PD-ja.
Ai pohoi se, pasi ishte arritur marrëveshja me PD-në, për të konfirmuar vendin e lirë në listën e Korçës, komunikimi me sekretarin e përgjithshëm të PD-së nuk kishte asnjë rezultat, duke mos ua hapur fare telefonin më.
Lideri i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Evropian shtoi se, ndërsa po prisnin një përgjigje deri të dielën, pa asnjë komunikim nga PD-ja, vendosën të ndërpresin marrëdhëniet dhe të kërkojnë alternativa të tjera.
Ne si parti politike synojmë që të përfaqësohemi në Kuvendin e Shqipërisë, që të mund të mbrojmë te drejtat e komunitetin tonë maqedonas me përfaqësues në Kuvend.
Kur ka filluar procesi parazgjedhor, ne kemi bërë bërë një marrëveshje me PD-në, ku qëllimi kryesor ka qenë që na listën e hapur të Korçës, të kishim një emër në parti.
U arrit dhe u firmos marrëveshja por pas firmosjes së marrëveshjes, ne kemi komunikuar me përfaqësues të PD-së, të cilat nuk na garantonin më këtë vend të lirë më. Ne kemi pritur deri ditën e shtunë dhe të diele, që ta na konfirmonin a do të zbatohej përfundimisht marrëveshja dhe a do kemi vend në listën e hapur, ndryshe do shikonim alternativa të tjera. Pasi nuk kemi pasur më asnjë komunikim dhe nuk a hapnin telefonin, i kemi ndërprere marrëdhëniet dhe kemi komunikuar më pas me partitë e tjera. Pas komunikimit me PS, e cila na ka ofruar një vend në listën e lirë të Korçës
Sterjovski nënvizoi se, përveç sigurimit të vendit në listën e Korçës, PS ka angazhuar gjithashtu që të mbështesë dhe të garantojë të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore të vendit.
Pas komunikimit me PS, e cila na ka ofruar një vend në listën e lirë të Korçës, dhe tashmë kemi bërë marrëveshje dhe jemi e vetmja parti që në këtë marrëveshje, përveç një vend të lirë në listën e Korçës, pika të tjera që janë të rëndësishme si komunitet, është që PS do të angazhohet dhe të mbështes dhe te garantoj të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore të vendit.
Është e vërtetë, që kemi komunikuar me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, jo me dr. Berishën.



