Nuk ka ende një emër, por mediat e kanë pagëzuar “biri i Concord-it”, pasi arrin një shpejtësi mbresëlënëse dhe arrin të përshkojë distancën Londër-Nju Jork në vetëm 3 orë.
Në Nju Ingland, SHBA, kanë përfunduar testet e para të fluturimit të "S-512 Quiet Supersonic Jet", prototip i një avioni supersoni që nga viti 2021 do të çajë qiejt interkontinentalë dhe dy vjet më pas do të nisë fluturimet tregtare.
Çmimi i këtyre lloj avionëve do të lëvizë mes 60-80 milionë dollarë.
Ai do të arrijë shpejtësinë 2 mijë km/orë dhe do t’i përshkojë distancat në gjysmën e kohës.
Testet e para janë konsideruar një sukses dhe tani pritet përsosja e funksioneve dhe shërbimeve që do t’u ofrohen 22 pasagjerëve që do të mbajë në bord.



