Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën ka zhvilluar përreth dy orë një drekë pune me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Në përfundim të këtij takimi, dy zyrtarët u shfaqën të rezervuar për mediat, duke preferuar për të mos dhënë shumë detaje rreth bisedës së tyre. "Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë dhe përfaqësuesen e aleatit strategjik SHBA", tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ky takim erdhi vetëm pak orë nga nisja e tubimit “për Besëlidhje” të presidentit Ilir Meta. Takimi ka zgjatur rreth dy orë, ndërkohë që pas përfundimit të tij Basha dhe Kim refuzuan të japin informacion mbi detajet e diskutimeve mes tyre.



