
Nevojat për sigurimin e gjakut për nevoja shëndetësore në vend, janë të mëdha.
Artur Katuçi, sekretar i Kryqit të Kuq në Shqipëri, në një intervistë për “MCn live”, thotë se sigurimi i gjakut kryesisht pas festave të dhjetorit has në vështirësi.
Këtu ai numëron faktin se nevojat në vend për këtë element jetësor janë shumë të mëdha, ndërkohë që Kryqi i Kuq Shqiptar siguron vetëm 20% të sasisë që duhet në këtë vendin.
Rëndom sa herë vijë festat dhe njerëzit festojnë e pushojnë, bëjnë që dhurimet të jenë të pakta. Muajt janar e shkurt janë problematike dhe poashtu muajt e verës kur njerëzit janë në pushime dhe njerëzit largohen.
Nevojat për gjak janë të gjithhershme, dhe e vetmja mënyrë është dhurimi vullnetar i gjakut.
Nga Kryqi i Kuq, nevoja plotësohet mesatarisht deri në 20%ndërkohqë që duhen shumë më tepër, ndërsa pjesa tjetër janë dhurime familjare/
S ai takon dhurimit të gjakut, për këtë akt ka nevojë për të folur me njerëz për të dhuruar, sepse është thyer mentaliteti i dikurshëm, dhe është më e lehtë të dhurojnë.
Njerëzit duhet të krijojnë shprehi që katër vet në vit të dhurojnë gjak. Burrat mund të dhurojnë gjak një herë në tre muaj dhe gratë 1 herë në katër muaj.



