Studimi i fundit jep përgjigje nëse vaksina anti-Covid shkakton goditje në tru

Studimi i fundit jep përgjigje nëse vaksina anti-Covid shkakton goditje në tru

Sa rritet mundësia për të pasur goditje në tru pas vaksinimit kundër koronavirusit dhe sa pas infektimit të kaluar rëndë?

Të dhënat e një studimi të kryer nga studiuesit e Departamentit të Neurologjisë dhe Instituti i Zemrës Smidt në Cedars-Sinai, Los Angeles, zbuluan se vaksinat kundër Covid-19 nuk rrisin rrezikun e goditjes në tru, ndryshe nga infeksioni i rëndë prej virusit, i cili e rrit në mënyrë dramatike rrezikun. Studimi u botua në revistën shkencore Neurology .

Nëse krahasoni numrat, rrezikohet 200 herë më pak prej një goditjeje nga vaksina në krahasim me një person që ishte shtruar në spital prej Covid-19 të rëndë dhe nuk ishte vaksinuar.

Kështu thotë Alexis Simpkins, drejtuesja e grupit kërkimor të neurologjisë vaskulare në Departamentin e Neurologjisë në Cedars-Sinai dhe bashkëautor i studimit.

Tani e dimë, për shkak të sasisë së madhe të të dhënave nga miliona pacientë, se pacientët e vaksinuar janë në më pak rrezik. Arsyeja pse rreziku i goditjes në tru rritet pas një infeksioni të rëndë nga Covid, është për shkak të inflamacionit, mpiksjes së gjakut dhe sëmundjeve të zemrës që mund të ndodhin dhe rrisin rrezikun e goditjes në tru.

Siç shpjegon Simpkins, mpiksjet bllokojnë rrjedhjen e gjakut në tru dhe kjo nga ana tjetër dëmton qelizat e trurit, duke rezultuar në një goditje ishemike.

Shanset për të pasur një goditje në tru rritet për ata që janë në rrezik nga efektet e sëmundjeve të rënda, të tilla si ata me sëmundje të mushkërive ose kardiovaskulare, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, diabet, një goditje të mëparshme dhe individë me imunitet të kompromentuar. Personat mbi 65 vjeç janë në të njëjtin rrezik.

Kësisoj rezulton se vaksinat kundër Covid-19 nuk janë vetëm efektive dhe të sigurta, por ato janë thelbësore për sigurinë e të gjithë komunitetit.

Shkencëtarët shpresojnë se ky grumbullim të dhënash do t’i shtyjë njerëzit që ende hezitojnë që të vaksinohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy