
Një ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha se raportet mes dy vendeve po afrohen përditë e më shumë. Kosova pret njohjen nga Greqia. Së fundmi ka pasur vizita të ndërsjella të zyrtarëve të dy vendeve.
Në një postim në “Twitter” Kurti shkruan:
Marrëdhëniet e Kosovës dhe Greqisë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi që prita në darkë mbrëmë, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias”.



