Tensionet në Kosovë, Pula: Përpjekje për ta kthyer veriun në tavolinën e bisedimeve (VIDEO)

Tensionet në Kosovë, Pula: Përpjekje për ta kthyer veriun në tavolinën e bisedimeve (VIDEO)

Shqipërim Pula, njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se zyrtarët serbë nuk janë të gatshëm të bëjnë kthesën e  duhur për të ndërtuar raporte korrekte fqinjësore dhe e shohin si mundësi që përmes incidenteve të mirë koordinuara nga grupe para shtetërore të sjellin veriun e Kosovës si temë diskutimi mes dy vendeve.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Pula tha se veriu i Kosovës është thembra e Akilit jo vetëm e raportit Kosovë-Serbi, por e gjithë rajonit.

Mitrovica në Kosovë është lufta e papërfunduar me Serbinë. Të gjithë zyrtarët serbë në Beograd nuk janë të gatshëm të bëjnë kthesën e duhur për të ndërtuar raporte fqinjësore korrekte, dhe veriun e vendit e shohin si mundësi që përmes incidenteve të mirë koordinuara nga grupe para shtetërore që janë të  mirë trajnuara dhe që kanë dhe logjistikë për të sjellë veriun e vendin në tavolinë si temë diskutimi.

Veriu i vendit ka mbetur thembra e Akilit jo vetëm ndërmjet Kosovës e Serbisë, por e gjithë rajonit.

Nuk duhet harruar, qeveria serbe ka pasur një linjë buxhetore të veçantë për të blerë pronat shqiptare atje masivisht. Në Prishtinë nuk ka pasur linjë buxhetore të veçantë për t’ia paguar qiratë qytetarë të vet në veri. Dhe ata qytetarë në veri kanë qenë qiraxhinj. Një situatë e tillë, pa vetëdije ose dhe me qëllim e kemi krijuar dhe ne vetë duke mos i ndihmuar qytetarët të qëndrojnë në pronarët e vet por të jenë qiraxhinj në vendet jugore. Ata duan të tregojnë që veriu është i banuar me shumicë serbe dhe duan ta pengojnë shtrirjen e autoritet qëndron të qeverisë qendrore të Kosovës në atë pjesë të territorit.

Këto incidente, krismat e pushkës janë për të ndjellë frikë dhe pasiguri në mënyrë që kjo frikë të bëhet objekt diskutimi mes palëve në dialog.

Më tej, Pula tha se për faktorin ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme që në veriun e Kosovës  të ruhet qetësia në disa raste edhe duke u anashkaluar demokracia  përmes zgjedhjeve të pandikuara.

Sipas Pulës janë disa faktorë që janë gërshetuar dhe kanë gjetur terren për ta mbajtur të tensionuar situatën në veriun e vendit.

Faktori ndërkombëtar, për ta ka qenë më rëndësi të ruhet qetësia, që serbët të mos kenë irritime, dhe stabiliteti të jetë ai që ka qenë duke anashkaluar demokracinë përmes zgjedhjeve të pandikuara. Nuk duhet harruar që sa herë në veriun e vendit, zgjedhjet nuk kanë qenë të lira pasi ka pasur ndikime nga Beogradi zyrtar, atje vetëm demokraci nuk ka pasur përveç faktit që zgjedhjet mund të bëheshin të qeta. Qytetarët duan t’u garantohet siguri. Faktori ndërkombëtar sikur është pajtuar me gjendjen e e grupeve atje dhe nuk ka marrë asnjë veprim.

Ka shumë faktorë që po e nxisin situatë. Thuhet që Rusia ka investuar prej kohësh në këto pjesë. Rusia nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ka gjetur aleatët në rajon për ta mbajtur situatën të tensionuar. Faktorët që nuk e duan frymën perëndimore. Ka gërshetim faktorësh që kanë gjetur terren për ta mbajtur situatën e tensionuar në veriun e vendit.

Zhvillimet e ditëve të fundit, të krismave, të armëve janë vijimësi e ngjarjeve të planifikuara të datës 31 korrik të këtij viti. Atë datë ndodhi një kompromis për shtyrjen e vendimit dhe këto ditë duke se ka shpërthyer mllefi dhe vrulli i planifikuar për këtë datë. Nuk është risi, por vijimësi e 31 korrikut. Tabelat janë arsyeja, pasi ajo që është substanciale është çështja e shtrirjes së autoritet shtetëror në veriun e vendit.

Tabelat janë marrë si arsye për të përshkallëzuar dhe për të kthyer veriun e vendin si temë në tavolinë. Nëse ndodh i bie që kthehemi shumë vite më parë. Këto janë përpjekjet reale për ta kthyer veriun e vendin në tavolinën e bisedimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy