Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme duhet të shmanget.
Duke folur me gazetarët në një bazë të forcave ajrore në Delaëare, Biden tha se do të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk dha detaje mbi këtë çështje.
I pyetur nëse ishte e mundur që të shmanget një konflikt rajonal, Biden u përgjigj: Duhet të jetë. Duhet shmangur.
Nga ana tjetër IDF bëri me dije se ka nisur një sulm me avionë luftarakë në të gjithë Libanin.



