Paralajmërimi i ministrit britanik: Al Kaeda mund të kryejë sulme të reja terroriste

Paralajmërimi i ministrit britanik: Al Kaeda mund të kryejë sulme të reja terroriste

Ministri britanik i Sigurisë, Ben Uallas, në një intervistë me Sunday Times ka paralajmëruar se organizata terroriste Al Kaida po përgatitet për t’u rikthyer me sulme që që mund të kenë në shënjestër avionë dhe aeroporte.

"Kërcënimi në fushën e aviacionit ekziston. Al-Kaida po rindërton dhe planifikon gjithnjë e më shumë sulme në Evropë duke praktikuar metoda të reja ", tha Uallas.

Sipas tij, dobësimi i Shtetit Islamik ka bërë që Al Kaida  të vihet në lëvizje për të rimarrë sovranitetin e saj duke menduar ta vulosë kthimin e saj me një sulm të madh terrorist në një aeroport ose një avion. Sipas ministrit britanik, midis armëve që organizata ka ndërmend të përdorë, janë edhe dronët-mekanizma me telekomandë të mbushur me eksplozivë.

Siç tha Uallas, ndonëse Al-Kaida ka qëndruar në gjendje pasive gjatë viteve të fundit, organizata ka vijuar të ndërtojë plane për një sulm të madh të aviacionit - një kërcënim që "i ka bërë ministrat të humbin gjumin". Këto plane thotë Uallas mund ta ndihmojnë Al Kaedën të rikthehet në skenë në mënyrë agresive.

Zbulimi bëhet disa ditë pasi aeroporti i Gejtuikut u mbyll për më shumë se 36 orë, pasi një dron i drejtuar nga toka dhe i mbushur me eksploziv shkaktoi kaos në aeroport.

Uallas paralajmëroi se pavarësisht masave të sigurisë në aeroporte, terroristët do të gjejnë mënyra të reja për të sulmuar ."Nëse ata nuk mund ta bëjnë atë që kanë menduar nga dera e parë, do të përpiqen ta bëjnë nga dera e pasme", tha Uallas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy