Qori: Arsyet pse zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme

Qori: Arsyet pse zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë analizoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” arsyet që i bëjnë, sipas tij, të pandershme dhe jo të lira zgjedhjet e 11 majit. Qori tha se ka rinisur menjëherë pas zgjedhjeve aktivitetin politik, duke denoncuar ato që i quajti mbrapshti të qeverisë.   

Kemi bërë fushatë modeste në mjete, por të pasur në ide. Kemi qenë parti më pak e transmetuar në media. Jam i interesuar për të kuptuar çfarë ka ndodhur me votat për kandidatët. Mund të jetë bërë nami gjatë procesit të numërimit. Duhet pritur procesi deri në fund për të kuptuar çfarë do të ndikojë. 

Jam duke bërë video denoncuese për mbrapshtitë e qeverisë. Po lëshon leje ndërtimi ku të mundet. Rritet çmimi i metrit katror kudo në Shqipëri. Lëvizja Bashkë nuk është parti elektoraliste. Zgjedhjet kanë rëndësi të veçantë por një parti nuk mund të mbyllë qepenin dhe ta hapë njëherë në dy vite. 

Nuk kemi etikën për të bërë diçka të tillë. Duhet t’u japim qytetarëve atë që nuk e kanë. Këto zgjedhje nuk ishin të lira dhe të ndershme. Ne duhet të analizojmë defektet e sistemit. 

Nuk janë të ndershme dhe kjo ka të bëjë me pabarazinë e madhe në mjete. Paratë diktojnë avantazhe. Sot për nesër më e fortë është paraja se ideja. 

AMA ka nxjerrë raportin për kohën televizive. Lëvizja Bashkë del poshtë partive që nuk arritën të hyjnë në Parlament. Kjo ka të bëjë me pandershmërinë e zgjedhjeve. 

Sa të lira janë zgjedhjet? Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve ndiejnë frikë ditën para votimit dhe ditën e votimit. 

Edi Rama përmes makinacioneve të tij arrin të krijojë një marzh mbështetjeje që nuk e ka organike. Megjithatë ka njerëz që e votojnë dhe pyetja ime është pse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy