Ukraina, BE paralajmëron paketë sanksionesh ndaj Rusisë

Ukraina, BE paralajmëron paketë sanksionesh ndaj Rusisë

Liderët perëndimorë janë duke punuar për të finalizuar një paketë sanksionesh në rast të një agresioni të mëtejshëm ndaj Ukrainës, nga ana e Rusisë.

Është kjo deklarata e bërë nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një videokonference të organizuar gjatë së premtes nga ana e SHBA.

Von der Leyen sqaroi edhe sanksionet e mundshme që mund të vendosen ndaj Rusisë.

“Masat mund të nisin nga sektorët e financës te energjia apo edhe eksporti i produkteve hi-tech”, deklaroi zyrtarja e lartë europiane.

Paralajmërimi për sanksione ndaj Rusisë, vjen në një kohë që Moska ka shtuar praninë e forcave ushtarake në kufi me Ukrainën si dhe kanë nisur stërvitjet bashkë me Bjellorusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy