Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, këtë fundjavë u fokusua tek protestat e opozitës në Kuvend dhe më specifikisht tek roli i parlamentareve femra në këto përplasje.
Në studiot e TemA TV, Progni intervistoi Nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj. Kjo e fundit foli për përplasjen më të fundit në Kuvend, ku disa deputete femra qëlluan me vezë dhe mjete të tjera Kryeministrin Rama. Gjithashtu Zonja Leskaj, duke iu referuar vizionit të saj mbi femrat në politikë, shtoi se aktet e grave duhet të jenë të menduara dhe të mos ushqejnë tensionet.



