Liderët botërorë përkujtojnë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore (VIDEO)

Liderët botërorë përkujtojnë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore (VIDEO)

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në cermoninë përkujtimore të ditës së armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Vetë presidenti Meta u prit nga homologu i tij francez, Emanuel Macron i cili ishte edhe organizatori i cermonisë. Në një postim në facebook  presidenti Meta do ta cilësonte takimin me Macron mjaft të rëndësishëm, duke vlerësuar rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.” Gjatë qëndrimit atje Meta u takua edhe me personalitete të tjerë dhe liderë botërorë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin mes liderëve botërorë që u mblodhën për të përkujtuar marrëveshjen që shënoi fundin  e Luftës së Parë Botërore. Presidenti Emmanuel Macron dhe personalitete të tjerë marshuan drejt Harkut të Triumfit,  nën çadra të zeza, për shkak të shiut, ndërsa këmbanat e kishave binin në qytet. Rreth 9.7 milionë ushtarë dhe 10 milionë civilë vdiqën në Luftën e Parë Botërore, e cila zgjati nga viti 1914 deri në vitin 1918. Të paktën 70 udhëheqës botërorë u mblodhën në kryeqytetin francez në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Armëpushimit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, është mikpritës në ceremoninë e njëqindvjetorit, e cila nisi me një përkujtim në Varrin e Ushtarit të Panjohur, një memorial për të rënët e Francës nën Harkun e Triumfit.

Edhe pse një event përkujtimor historik, kjo ceremoni  nuk kaloi pa incidente. Pak përpara se të mblidheshin udhëheqësit, një  femër e zhveshur nga mezi e lart protestoi  me fjalët "paqebërës i rremë",  të cilat kishte shkruar në gjoksin e saj.  Pasditen e së dielës,  presidenti Macron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, do të marrin pjesë në një konferencë paqeje -Forumi i Paqes i Parisit - me liderët, mes të cilëve do të jenë edhe presidenti rus, Vladimir Putin, si dhe ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Të shtunën, Macron dhe Merkel vizituan qytetin e Compiègne në Francën veriore. Ata lanë shënime në një libin e kujtimeve, në një vagon treni identik me atë të Ditës së Armëpushimit në vitin 1918.

Megjithatë, Presidenti Trump shkaktoi polemika duke anuluar një udhëtim në një varrezë për të vdekurit e luftës për shkak të motit të keq. Ndërkohë, një grup prej rreth 50 organizatash të aktivistëve planifikojnë të mbajnë një demonstratë në Paris pas ceremonisë, në shenjë proteste ndaj vizitës së liderit amerikan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy