Sekuestrohen rreth 400 kilogramë kokainë në Malin e Zi

Sekuestrohen rreth 400 kilogramë kokainë në Malin e Zi

Një sasi prej 400 kilogramë kokanë është sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi pasditen e sotme.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike është gjetur e fshehur në arkat e bananeve që vinin nga Ekuadori.

Ishin punëtorët e kompanisë së bananeve ata që njoftuan policinë, pasi konstatuan drogën mes arkave.

Policia arrestoi punonjësit të cilët u dërguan në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me ngjarjen.

Sakaq, autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy