
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.
Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e tetor.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C,
në vendet e ulëta: 12 / 23 °C,
në vendet malore: 7 / 20 °C.



