Protesta kombëtare e opozitës/ Policia njofton për rrugët që do të bllokohen

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia njofton për rrugët që do të bllokohen

Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare sot në orën 18:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbështetësit e saj do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

 

Në këtë kuadër, në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të tubimit, i cili do të mbahet përpara godinës së Kryeministrisë.

 

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht:

 

-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. 

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

 

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy