Një person është arrestuar nga policia e Fierit pasdi ëhstë kapur me doza kokaine gati për shitje si dhe shuma parash që dyshihet se janë përfituar nga shitja e tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Boxes”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. B., 33 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



