Konstitucionalisti Jordan Daci, dekretimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë nga Presidenti Bajram Begaj, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin e Erion Veliajt, e sheh si shkaktimin e një krize kushtetuese ndër më të rëndat që ka përjetuar vendi.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Presidenti ka zgjedhur që të mos lexojë Kushtetutën.
Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me tejkalim kompetencash, por është shkelje e hapur e dispozitës kushtetuese.
Daci tha se dekreti i Presidentit mund të goditet nga partitë politike dhe disa institucione të tjera, përfshirë 1/5 e deputetëve në Gjykatën Kushtetuese dhe mund të çojë në pezullimin automatik të procesit zgjedhor në Tiranë.
Presidenti ka shkaktuar një krizë kushtetuese ndër më të rëndat që ka përjetuar vendi jonë. Goditje fatale për atë çka ka mbetur në kushtetutshmërinë e vendit tonë. Ky dekret është haptazi jokushtetues.
Të përpiqesh se po arsyeton të paarsyetueshmen, vetëm trash më tej gabimin. Presidenti i Republikës dhe kushdo betohen se do respektojnë Kushtetutën.
Nëse Presidenti kishte ndonjë dilemë se Kushtetuta mund të lexohej ndryshe mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese.
Në rastin konkret Presidenti ka zgjedhur të mos lexojë Kushtetutën, por një ligj që bazohet në Kushtetutë.
VKM mund të shkruajë çfarë të dojë, por Kushtetutën nuk ka rëndësi, por rëndësi ka që organi që e ka shkarkuar është Këshilli i Ministrave dhe ankimi bëhet në Kushtetuese dhe pasojat janë direkt pezullimi.
Gjykata Kushtetuese vepron në një vend ku kemi një ministre të Inteligjencës Artificiale dhe është e paimagjinueshme që Presidenti të mos marrë vesh se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.
Nuk ka nevojë që Gjykata Kushtetuese të çojë njoftime mëngjes për mëngjes. Gjykata ka bërë një njoftim publik.
Dhe Presidenti ka për detyrë nëse ka dilema, para se të vepronte duhet ti kërkonte informacion edhe Gjykatës Kushtetuese.
Se ku e di Presidenti i Republikës që nuk ka marrë ankim? Pse Presidenti mjafton që nuk ka marrë vesh gjë dhe të marrë vendim.
Nuk kemi të bëjmë me tejkalim kompetencash, por është shkelje e hapur e dispozitës kushtetuese.
Dekreti i Presidentit mund të goditet nga partitë politike dhe disa institucione të tjera, përfshirë 1/5 e deputetëve në Gjykatën Kushtetuese.
Që mund të marrë pezullimin e automatikisht të procesit zgjedhor në Tiranë, gjë të cilën mendoj se duhet ta bëjnë palët e interesuara.
Partia Socialiste ka një agjendë politike, nuk është përgjegjësi e PS nëse kërkon të bëjë diçka dhe Presidenti e miraton, edhe kur nuk duhet ta miratojë.
Rëndësi ka që institucionet kushtetuese të veprojnë në përputhje me Kushtetutën. Nëse askush nuk ankohet do kemi zgjedhje.
Nëse Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet, Presidenti ka humbur legjitimitetin e tij.
Nëse do i japë të drejtë Gjykata Kushtetuese Presidentit, kjo përbën një shkelje të rëndë nga shumë aktorë njëherazi.
Ka vetëm vakum mendor në interpretim, jo vakum kushtetues. Ky është dëmi më i madh që ka ndodhur në raport me kushtetutshmërinë e vendit.
Nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë kaq e rëndë dhe me pasoja kaq serioze për demokracinë e vendit, ku përfshihen institucionet kushtetuese.
Kur cenohen parimet bazë të funksionimit të shtetit, nuk ka më demokraci, por asgjë.
Mjafton të kesh njohuritë bazë të të drejtës kushtetuese, sa edhe një student e kupton se çfarë po ndodh.



