Salianji dënohet me burg/ Nuri: Rast i paprecedent, hera e parë që dikush dënohet me një vit për kundërvajtje penale (VIDEO)

Salianji dënohet me burg/ Nuri: Rast i paprecedent, hera e parë që dikush dënohet me një vit për kundërvajtje penale (VIDEO)

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Babalja”, e cila u bë e njohur për përgjimet e bëra në maj të vitit 2018.

Avokati Franc Nuri, në një komunikim për “MCN live”, shpreh mendimin se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Ervin Salianji është i pari i burgosur politik në 34 vite që dënohet për një kundërvajtje penale.

Sipas tij ky është një standard disporporcional, vënë nga drejtësia e re.

Salianji ka dëshmuar se do të vihet që sot në dispozicion të organeve ligjzbatuese, ai a pasur komunikim edhe me Prokurorinë e Tiranës dhe me drejtues policie dhe informacioni që ne kemi është se ai do pres hapat procedural që janë parashikuar në ligjet në fuqi.

Ai do bashkëpunoj me organet e drejtësisë.

Do të ndiqen të gjitha proceduarat dhe do kryej dënimin që ka marrë dhe pse është dënim i padrejtë dhe politikë, por ai nuk do ti shmanget drejtësisë dhe përgjegjësisë.   

Është dënuar një deputet i Republikës së Shqipërisë. Madje as një qytetar i thjeshtë nuk është dënuar asnjëherë me burg një vit dikush për një kallëzim të rremë, që është vepër penale e lehtë, si kundërvajtje penale, një gjë mjaft e thjeshtë, askujt nuk do t’ja merrte mendja që nga pikëpamja juridike penale të kemi një rast që të dënohej më burg për një çështje të kallëzimit të rremë.

Hera e parë që vendoset një standard i tillë nga drejtësia e re, një standard disporporcional, që do ti kthehet herët a vonë të gjithëve.  

Sipas avokatit Nuri, ka debat për faktin nëse duhet të mblidhet ose jo Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Salianji.

Kushtetuta e ka parashikuar që deputetit i mbaron mandati në një vendim të formës së prerën për një krim, por nga ana tjetër, vepra penal që është dënuar Salianji nuk është krim por vepër kundërvajtjeje, një shkallë më poshtë dhe duhet të hynte në lojë imuniteti i deputetit, që do të thotë duhej te jetë e nevojshëm marrja e një autorizimi nga kuvendi për konstatimin e heqjes së imunitetit.

Nga juristët që këtu ka një debat, një pjesë thotë duhet të mblidhen dhe një tjetër pjesë thotë se duhet zbatuar menjëherë për faktin se atij i ka mbaruar mandati i deputetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy