
Një shtetas ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si ura e Ballshit.
Mendohet që viktimë ka mbetur një person ende i pa identifikuar që udhëtonte me motorr.
Kalimtarë të rastit thonë se trupi është gjymtuar. Autombulanca dhe policia ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Sakaq nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.



