A mund të ketë një episod të ri të “Extra-Terrestrial”? Llogaritë e fitimeve mund të rikthejnë filmin e Spielberg-ut

A mund të ketë një episod të ri të “Extra-Terrestrial”? Llogaritë e fitimeve mund të rikthejnë filmin e Spielberg-ut

Nuk janë të paktë filmat të konsideruar si “totem” në Hollivud që kanë thyer të gjitha parashikimet duke pasur vazhdimësi përgjatë dekadave. Në një artikull të publikuar në “The Guardian” ngrihet pyetja: “Të mendosh të paimagjinueshmen, a do të bëjë Hollivudi një episod të ri të ‘Extra-Terrestrial’?”.

Gjasat nuk janë të mëdha, por njerëzit e Hollivudit ia dolën që me ‘Top Gun: Maverick’s” të arkëtojnë një shumë prej 1 miliard dollarësh. Duke pasur parasysh se “Top Gun” origjinal, në vitin 1986, arriti më pak se gjysmën e parave të filmit fantastiko-shkencor të Steven Spielberg (‘Extra-Terrestrial’) në vitin 1982, mund të merret me mend se vazhdimi me një episod të ri mund të sfidojë edhe filmin me fitimin më të madh të të gjitha kohërave, (që aktualisht mbahet nga Avatar me një vlerë marramendëse prej 2,847 milion dollarë).

A është ky një propozim realist megjithatë? Henry Thomas, i cili luajti Elliott-in 10-vjeçar në filmin origjinal, sugjeroi këtë javë se ndoshta nuk duhet të ndodhte kurrë, edhe pse ai ishte po aq i qartë se është e mundur të ndodhë.

“Unë mendoj se duhet lënë vetëm, por gjithmonë është folur për një vazhdim”, tha Thomas për Slash Film. “U fol në fillim të viteve 80, sepse studioja me të vërtetë e mbështeste bazuar te drita e suksesit që pati nga ana teatrale. Por nuk e di. Mendoj se është vërtet e trishtë që kemi humbur Melissa Mathison, e cila ishte skenariste e ET, sepse nëse dikush mund ta kishte bërë atë të ndodhte, ishte ajo. Do të kishte qenë linja më e mire për vazhdimin”.

Te “Extra-Terrestrial” kapitulli i radhës duket i qartë. Ndoshta heroi ynë mund të vizitojë një tjetër fëmijë njerëzor, ose ndoshta vazhdimi mund të jetë rreth udhëtimit të Elliott-it të rritur në planetin e lindjes së ET, shumë dekada më pas. Por ky do të ishte një film krejtësisht tjetër. Si mund të bësh një vazhdim të një filmi kur shkëlqimi i pavenitur i origjinalit bazohet kaq shumë në ndjenjat e paharrueshme dhe nostalgjinë e mrekullueshme të viteve '80?  Thjesht nuk ka asnjë hap tjetër logjik, asnjë mënyrë për të shtypur të njëjtat akorde madhështore në telat e zemrës dhe për vijuar historinë. Megjithatë, siç tha Thomas për Slash Film: "Ju garantoj, ka disa njerëz në një dhomë shumë të madhe tani po u del lëng nga goja dhe po përdorin rregullat e tyre të kalkulimit dhe vizores për të dalë me disa shifra vërtet, vërtet të mëdha."

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy