Jearta Çaushi, nga Shoqëria Civile tha në studion e MCN Informacion se të rinjtë që mbarojnë gjimnazin nuk e kanë një informacion se çfarë duan të ndjekin pasi të mbarojnë shkollën. Sipas Çaushit të rinjtë kanë një prirje që të studiojnë degë të ashtuquajtura prestigjioze pa e ditur se çfarë realisht do të bëjnë.
Të rinjtë sot, ata që mbarojnë gjimnazin nuk e kanë një informacion se çfarë duan të ndjekin pasi të mbarojnë shkollën. Të rinjtë, zgjedhin degë që i quajnë si degë prestigjioze, p.sh juridiku, pa e pasur në mëndje se çfarë do të bëjnë realisht. Jemi munduar që përmes politikave tona ta mbushim këtë gjë.
Më tej Çaushi tha se një nga sektorët që ka kërkesë për punonjës është sektori i turizmit ,por që bojkotohet nga të rinjtë për shkak të kushteve të punës.
Një nga sektorët që realisht ka kërkesë dhe ka mungesa është ai i turizmit. Bizneset në sektorin e turizmit, nuk po flasim për sezonin veror po hasin mungesë të të rinjve. Nga bisedat me të rinjtë, një nga arsyet pse kanë zgjedhur ta bojkotojnë janë kushtet jo të përshtatshme. Paga, kërkesat për të punuar me orë të zgjatura, moszbatimi i kodit të punës.



