
Nga Singapori në Nju Jork, një udhëtim 20 orë në qiell. Nga 11 tetori, Singapore Airlines do të operojë në linjën Singapor - Nju Jork me avionin më të ri, një Airbus A350-900ULR. Ky do të bëhet fluturimi më i gjatë në planet, me një distancë prej 9500 milje (15 288 km).
Kjo nuk është hera e parë që Singapore Airlines tenton në këtë linjë fluturimesh rekord. Më parë është përdorur një avion A340-500, me 100 vende në business class, por linja rezultoi ineficiente dhe u anulua në vitin 2013.
Linja e re fillimisht do të funksionojë 3 herë në javë, ndërsa më pas do të futet në përdorim një avion i dytë për fluturime të përditshme. Biletat janë në shitje që sot.



