Kërcënimi i Iranit: Amerikën e pret një Vietnam i dytë

Kërcënimi i Iranit: Amerikën e pret një Vietnam i dytë

Për të dytën natë radhazi, raketat Katyusha kanë goditur qendrën e Bagdadit, duke shkaktuar gjashtë të lënduar, siç raporton televizioni satelitor panarab, Al Jazeera. Tre raketa ranë në Zonën e Gjelbër të fortifikuar, ku ndodhen disa ambasada, përfshirë atë amerikane. Dy në veçanti kanë goditur pranë selisë diplomatike. Tre të tjera kanë rënë në zonën e Jadriya, sipas burimeve ushtarake.

Ndërkohë Ali Akbar Velayati, këshilltar i liderit iranian Ali Khamenei, i cituar nga Farsnews, kërcënon: "Nëse Shtetet e Bashkuara nuk tërheqin forcat e tyre nga rajoni, do të përballen me një Vietnam tjetër". "Përkundër mburrjes së presidentit injorant të Shteteve të Bashkuara, Irani do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj lëvizjes së pamenduar të amerikanëve, veprime që do t'i bëjnë ata të pendohen", theksoi ai.

Ushtria amerikane duhet të dëbohet nga Iraku”. Kjo është kërkesa që i ka drejtuar parlamenti irakian qeverisë së Bagdadit të dielën. Përgjigja e parë ndaj goditjes amerikane në të cilën u vra gjeneral Qassem Soleimani të premten në mbrëmje është politike, por potencialisht më incizive se hakmarrja e pritshme e Iranit.

Me një veprim tjetër kundër, Teherani njoftoi një ulje të mëtejshme të detyrimeve të tij në lidhje me marrëveshjen bërthamore 2015, duke rezervuar të drejtën për të bërë operative një numër të pakufizuar centrifugash për pasurimin e uraniumit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy