Shkak aleanca mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë/ Reagon Vuçiç: Do të investojmë më shumë në mbrojtje

Shkak aleanca mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë/ Reagon Vuçiç: Do të investojmë më shumë në mbrojtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim lidhur me krijimin e aleancës mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Vuçiç theksoi se ende po pret përgjigje mbi arsyet që qëndrojnë pas krijimit të kësaj aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

 Ai paralajmëroi se ky është një nga arsyet për të cilat Serbia do të investojë më shumë në mbrojtjen e saj.

Me formimin e një aleance ushtarake mes Kroacisë, Prishtinës dhe Tiranës, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. 

Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë në industrinë ushtarake. 

Tani e tutje 30, ndoshta deri në 40 për qind e prodhimit ushtarak, do të destinohet drejtpërdrejt për Serbinë.

Në mars të vitit të kaluar, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Paktin mbrojtës parashikon që tri shtetet të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

 Ministrat e mbrojtjes të tri vendeve mbajtën një takim më herët gjatë këtij muaji në Shkodër, ku diskutuan për zbatimin e kësaj deklarate.

Ndërkohë, pas një takimi mes gjeneralëve të ushtrive të tri shteteve të mbajtur më 11 shkurt, u bë e ditur se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët gjatë këtij viti.

Vuçiç e ka përshkruar këtë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes si “një aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy