LDK ka kujtuar sot 10 vjetorin e vdekjes të Presidentit Ibrahim Rugova.
Isa Mustafa, Kryeminsitër i Kosovës, njëherësh edhe lider i LDK-së lartësoi veprën e Rugovës. Ai tha se ai, ishte udhëheqësi i parë që krijoi shenjat e identitetit kombëtar dhe shtetëror, dhe se Kosova ishte me fat që pati Rugoven lider në ditët e saj më të vështira dhe deçizive për fatin e saj.



