
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se përgjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 95 qytetarë të infektuar nga COVID-19, si dhe 2 humbje jete.
Nga 1,289 testime, kanë rezultuar pozitivë qytetarë në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me SARS-COV2 një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.



