Problemi i Qipros dhe marrëdhëniet greko-turke do të jenë ndër çështjet që do të diskutohen në takimin e së enjtes në Bruksel që ministri i Jashtëm George Gerapetritis do të ketë me homologun turk Hakan Fidan në Bruksel, sipas burimeve diplomatike greke.
Bisedimet do të zhvillohen në funksion të takimit që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të kenë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork në shtator.
“Është veçanërisht e rëndësishme që pas pesë vitesh, një ministër i jashtëm turk do të marrë pjesë në drekën e takimit jozyrtar. Kjo sepse na jep mundësinë të ngremë përpara ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian çështjet që na shqetësojnë”, thanë burimet, raporton "Ekathemerini".



