
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se ndotja në Tiranë është më e ulët se Athina, Beogradi dhe Milano. Ai tha se Tirana nuk ka nivele të frikshme të ndotjes, teksa shtoi se “nuk jemi vrima më e errët e ferrit”.
Instituti në fjalë, mjafton të shkoni në një platformë që shërben për matjet e ndotjes së ajrit në botë ku i referohen si një indeks i gjithë pranuar dhe do të shikoni që nuk është si shikoni ju, Shqipëria është një nga vendet me shumë pak ndotje, ndotje e kantiereve të ndërtimit nuk e sjellin ato, e sjell industria e rëndë.
Në Shqipëri nuk ka industri të rëndë. Po të shikosh Tiranën është shumë më poshtë Athinës, Beogradit, Milanos. Po të them që është më pak e ndotur se këto qytete, është larg së qenit i ndotur. Është një qytet në zhvillim që ka dhe problematikat e veta. Nuk ka nivele të frikshme të ndotjes në Tiranë. Po të ishte Shqipëria një vend kaq I ndotur pse rritet. Nuk jemi vrima më e errët e ferrit.



