
Ish-eurodeputetja Doris Pack ka kritikuar ashpër ligjin për Teatrin Kombëtar. E pranishme në protestën e organizuar nga Aleanca kundër Shembjes së Teatrit, Doris Pack, u shpreh se ligji për Teatrin i miratuar me 75 vota pro ka anashkaluar Këshillin Bashkiak, i cili ka të drejtën ekskluzive për të marrë vendime për pronat e bashkisë.



